“Nuk më njeh kush jam?”, zbardhet ngjarja në Mamurras, polici qëlloi 2 kolegët dhe “të fortin”

Aktualitet

“Nuk më njeh kush jam?”, zbardhet ngjarja në Mamurras,

Detaje të reja të asaj se çfarë ndodhi ditën e sotme në Mamurras, ku dy efektivë policie dhe një person tjetër mbetën të plagosur me armë zjarri.

Autorit i plagosjes ishte një nga efektivët e patrullës, David Magani, i cili pas një sherri mes policisë dhe disa personave të tjerë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zekaj, dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, Nikollë Vorfi., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pikërisht ky person mendohet të jetë edhe shkaku i nisjes së konfliktit. Mësohet se Nikollë Vorfi (Fufi) është shoqëruar në ambientet e policisë mëngjesin e sotëm por më pas është lënë i lirë.

Ndërkohë rreth orës 13:35, patrulla e policisë ka pikasur një makinë tip ‘Audi” ku në të ndodheshin tre persona.

Teksa i kanë bërë shenjë të ndalojë, shoferi nuk i është bindur urdhrit dhe ka ikur. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe i ka ndaluar në qendër të  Mamurrasit, ku edhe janë përleshur fizikisht.

Në ndihmë të tre personave me “Audi” kanë shkuar edhe disa të tjerë. Në konflikt e sipër një nga efektivët e policisë ka nxjerrë armën dhe ka shtënë, për pasojë plumbat kanë kapur dy kolegët e tij dhe Nikollë Vorfin.

Mësohet se konflikti në qendër të Mamurrasit nisi fillimisht nga personat që ndodheshin në “Audi” të cilët u janë drejtuar efektivëve, duke u treguar forcën e emrit që kishin krijuar në zonë.

Personat që ishin në audi fillimisht u janë drejtuar me gjuhë jo korrekte dhe i kanë treguar edhe identitetin e tyre. Duke thënë se “Pse nuk më njihni se kush jam unë”.

Kjo ngjarje po hetohet por është përfshirë edhe politika pasi janë mbiemra të njohur të politikës.

Nikollë Vorfi (Fufi), është i afërm i  ish deputetit, Mhill Fufi, një emër ky i lakuar disa herë në ngjarje të bujshme.  Në 2016-s, Mhill Fufi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pasi në kundërshtim me vendimin e partisë, ai qëndroi në sallën e Kuvendit dhe votoi për ligjin e organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor.

Më pas Fufi u klasifikua nga Prokuroria si një ndër deputetët që dyshohej se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Fufi më pas u emërua  drejtor i Transportit Rrugor për Qarkun e Lezhës.

Për rrethana ende të paqarta. I pari është shoqëruara Nikollë Vorfi i cili është një nga tre të lënduarit. Është në spitalin e Traumës. Ka marrë plumb në këmbë.

Fillimisht u shoqërua Vorfi, por u lirua. Më pas është hasur nga 3 persona brenda një audit. Ka qenë një patrullim. Por ende nuk janë marrë në pyetje.

Janë shoqëruar edhe dy të tjerë tek Trauma. Ka qenë patrulla prej tre efektivësh që ka kërkuar që të ndalojë Audi. Pikërisht ky automjet mund të ketë shkelur rregullat. Por nga ana tjetër urdhrit të parë nuk i është bindur.

Tre punonjësit e kanë ndjekur dhe në qendër të Mamurrasit janë ndaluar. Në këtë moment kanë qenë 5-6 persona të tjerë që shkuan pranë tyre. Sapo kanë qëlluar me sende të forta se ka pasur një përleshje fizike.

 

ME TE LEXUARAT