“Nuk është sjellje qytetare”, Erion Braçe denoncon rrezikun që vjen nga depozitat në tarraca: Rrjedh uji, UKT të ndërhyjë!

Aktualitet

“Nuk është sjellje qytetare”, Erion Braçe denoncon

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me shpërdorimin e ujit në zonën nga Libri Universitar deri tek Sheshi Willson, në qendër të Tiranës.

Në reagimin e tij, Braçe shprehet se është e papranueshme që në një kohë kur qytetarëve u kërkohet të kursejnë ujin dhe po kryhen ndërhyrje në rrjet për të shmangur humbjet, të ketë derdhje të vazhdueshme uji nga tarracat e një pallati, ditën dhe natën, për muaj me radhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Deputeti thekson se situata duhet të verifikohet menjëherë nga strukturat përgjegjëse dhe i bën thirrje Ujësjellës Kanalizime Tiranë të ndërhyjë për:

Ndërprerjen e menjëhershme të derdhjes së ujit;

Verifikimin e konsumit dhe faturimit real për subjektin në fjalë;

Marrjen e masave për të shmangur abuzime të tilla në të ardhmen.

“Është mesi i Tiranës dhe kjo nuk është sjellje qytetare,” – shprehet ai në postimin e tij, duke e cilësuar situatën si abuzive dhe të pajustifikueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion