Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës, nën hetim 38-vjeçari

Policia njofton se ka nisur procedimin penal për një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet M.B, banues në Gjilan.
38-vjeçari tentoi të kalonte 15 600 euro në pikën kufitare të Morinës, pa i deklaruar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. B., shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


