Nuk deklaroi apartamentin në bregdetin e Vlorës, Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Politikë

Nuk deklaroi apartamentin në bregdetin e Vlorës, Apeli i

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Përfundimisht Fatos Tushe, i akuzuar për fshehje të pasurisë, u dënua me vendim të formës së prerë me 1 vit burgim, dënim i konvertuar me 2 vite shërbim prove me qëllim moskryerjen e e asnjë vepre penale.

Në fuqi Apeli i Posaçëm ka lënë dhe vendimin për sekuestrimin e një prone në Lungomare të Vlorës, pasuri kjo e paluajtshme që nuk ishte deklaruar nga ish-kryebashkiaku. Apartamenti në fjalë ka një sipërfaqe prej 82.33 m2, objekt për të cilin Tushe nuk kishte deklaruar të ardhurat për blerjen apo punimet e kryera në të.

Nuk është hera e parë që Tushe është përballur me ligjin. Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në vitin 2022 me 2 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Psaçme e shkallës së Parë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë nje tjetër akuzë ka ardhur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ku në atë kohë u kërkua dëmini me 5 vite por që mbeti pa u shqyrtuar.

 

ME TE LEXUARAT