Nota të mira në këmbim të parave, pezullohet rektorja e universitetit të Shkodrës, kush e zëvendëson

Suzana Golemi, Rektorja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër është pezulluar nga detyra për "shkelje të rëndë të ligjit", pasi ajo u denoncua në emision investigativ ku iu kërkonte lekë studentëve për të marrë provimet. Paraprakisht mësohet se Golemi është pezulluar nga detyra për një afat të pacaktuar me vendim të ministres së Arsimit, Evis Kushi. Me këtë detyrë do të ngarkohet zv rektorja, Rajmonda Kërçira.
Denoncimi u bë nga emisioni Stop, ku u denoncua rektorja Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej.
Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike sipas denoncimit japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin. Një prej tyre i dha 150 euro rektores dhe sipas bisedës së përgjuar mes tyre, ajo i garantoi kalimin në provim.


