Shkrumbohet nga flakët “beach bar-i” në Radhimë

Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët “beach bar-i” në Radhimë

Një zjarr ka përfshirë paraditen e kësaj të mërkure një “Beach Bar” në zonën bregdetare të Radhimës, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e lokalit, i cili ndodhej buzë detit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonën përreth, ku ndodhen edhe biznese të tjera sezonale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet as ndonjë defekt elektrik apo ndonjë pakujdesi e mundshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion