"Familjarët ngritën alarmin në Policinë e Kavajës, zhduken dy vajza minorene

Aktualitet

"Familjarët ngritën alarmin në Policinë e Kavajës,

Dy vajza minorene kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Kavajë, të cilët u kanë kërkuar ndihmë autoriteteve policore për gjetjen e tyre.

Ato janë larguar nga banesat dhe nuk janë kthyer më. Më konkreti, Policia raporton se ditën e djeshme ka kallëzuar shtetasi L. Z., se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 17-vjeçe, si dhe ka kallëzuar edhe shtetasja E. S., se ka humbur kontaktet me vajzën e saj 14 vjeçe.

“Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17-vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe.”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e të miturave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion