Sherr masiv në Rinas për radhën, fisi me 18 anëtarë përplaset me efektivët! Policia: Kërkuan falje pas incidentit

Aktualitet

Sherr masiv në Rinas për radhën, fisi me 18 anëtarë

Nje incident i pazakonte ka ndodhur diten e sotme ne aeroportin e Rinasit, ku jane publikuar pamjet e nje konflikti te dhunshem mes disa personave teksa punonjesit e aeroportit hyjne per ti ndare dhe qetesuar situaten.

Gjithcka ka ndodhur pasi sipas policise, 18 persona anetare te nje fisi po shkonin me pushime ne Antalya te Turqise, njeheresh. Disa prej tyre u perfshine ne nje konflikt per radhen ne aeroport.

Sqarim i Policisë Kufitare të Policisë Rinas

Në lidhje me një video të publikuar që tregon një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit të pasagjerëve, sqarojmë se:

Sherr masiv në Rinas për radhën, fisi me 18 anëtarë
Pamje nga incidenti

Më datën 06.09.2025, rreth orës 02:30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre janë përfshirë në një debat me punonjësit e check-in për çështje të rendit, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin me vete.

Në këtë moment, stafi i aeroportit kërkoi ndihmën e policisë dhe, pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur në mënyrë të shpejtë.

Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur), për pushime në Antalia, Turqi, kërkuan falje për incidentin.

Punonjësit e check-in nuk dëshironin të vazhdonin me procedurat e ankimit dhe e mbyllën çështjen pa marrë më tej masa.

Duke pasur parasysh reflektimin pozitiv të familjarëve dhe faktin se ata kishin fëmijë të mitur, si dhe dëshirën e punonjësve për të shmangur procedura të mëtejshme, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i këshilluan që të shmangnin sjellje të ngjashme në të ardhmen dhe lejuan që ata të vazhdonin udhëtimin.

Në lidhje me spekulimet se personat e përfshirë në konflikt ishin familjarë të shtetasit Xh. Q., sqarojmë se kjo informacion është i pasaktë dhe nuk ka asnjë lidhje me individët në fjalë.

ME TE LEXUARAT