Një KILLER i huaj për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla? Dyshohet se ...

Aktualitet

Një KILLER i huaj për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla?

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla, i ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, mendohet se është me origjinë nga Mali i Zi. Ky konkluzion paraprak ka dalë nga analiza e dhjetëra provave të mbledhura deri më tani nga grupi hetimor.

Hetimet sugjerojnë se vrasësi dyshohet të jetë paguar për eliminimin e Mëhallës dhe se e ka kryer atentatin i vetëm, çka mbështetet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë në vendngjarje.

Deri tani, policia ka identifikuar pesë të përfshirë në ngjarje: tre janë arrestuar, mes tyre edhe ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit pritet të dalin të premten para Gjykatës së Elbasanit, ku prokuroria ka kërkuar mbajtjen e tyre në masën “arrest me burg”.

Pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt biznesi, por ende nuk është konfirmuar nëse provat e grumbulluara mjaftojnë për ta mbështetur plotësisht këtë version.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion