Një i vrarë dhe dy të plagosur më 20 shkurt, tre krimet brenda një dite në Tiranë, asnjë i arrestuar

Aktualitet

Një i vrarë dhe dy të plagosur më 20 shkurt, tre krimet

Tri ngjarje të rënda tronditën kryeqytetin të premten e 20 shkurtit. Brenda një harku të shkurtër kohor, një 31-vjeçar u vra me thikë, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur një 34-vjeçar me armë zjarri dhe një 27-vjeçar me mjet prerës.

Për të treja ngjarjet, megjithëse policia ka identifikuar autorët, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar dhe vijojnë të jenë në arrati. Ngjarja më e rëndë ishte ajo ku humbi jetën 31-vjeçari Egli Pashollari. Edhe pse rasti u zbardh në kohë, autori i dyshuar, Gazmend Buçpapaj, ende nuk është vënë në pranga.

Krimi ndodhi për motive të dobëta, pasi Buçpapaj kishte bllokuar rrugën me automjetin e tij në zonën e ish-Parkut, pranë banesës së viktimës. Konflikti verbal agravoi në dhunë fizike dhe përfundoi me përdorimin e thikës. Pas ngjarjes, Buçpapaj u largua në këmbë nga vendi i krimit së bashku me bashkëshorten dhe mori një taksi për t’u kthyer në banesë, ku më pas policia humbi gjurmët e tij.

Rreth 10 minuta më vonë, një tjetër krim u regjistrua shumë pranë vendit të vrasjes. Në Rrugën e Kavajës, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku u plagos me armë zjarri. Edhe ky konflikt ndodhi për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar, Besjan Ferazini, u largua nga vendngjarja dhe ende nuk është arrestuar.

Si vrasja e Egli Pashollarit dhe plagosja e Akil Koxhaxhikut ndodhën të dyja në zona të cilat janë në juridiksionin e komisariatit nr.2, i cili ndodhet pranë dy vendeve të ngjarjeve.

Ngjarja e tretë u shënua në zonën e Kombinatit, ku një 27-vjeçar u paraqit në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me thikë, sipas njoftimit zyrtar të policisë. Edhe në këtë rast, autori mbetet në arrati. (A2

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion