Nisja e vitit të ri akademik, Rama poston foto nga godinat e reja të Qytetit Studenti

Aktualitet

Nisja e vitit të ri akademik, Rama poston foto nga godinat e reja të

Sot më 6 tetor 2025, nis zyrtarisht viti i ri akademik në të gjitha universitetet publike dhe private në Shqipëri.

Mijëra studentë i janë rikthyer ambienteve të auditorëve, ndërsa të rinjtë që nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre universitar janë mirëpritur në kampuset e institucioneve të arsimit të lartë në mbarë vendin.


Në këtë ditë të rëndësishme për arsimin shqiptar, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh dhe pamje nga godinat e reja të Qytetit Studenti, ku do të strehohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, një rritje prej 700 studentësh më shumë krahasuar me një vit më parë.

“MIRËMËNGJES dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, – shkruan Rama në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për studentët dhe infrastrukturën universitare.

Sipas të dhënave zyrtare, nga rreth 20,200 maturantë në rang kombëtar, 60% e tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës, duke e konfirmuar si institucionin më të preferuar të arsimit të lartë në vend.

Degët më të kërkuara këtë vit janë ato të drejtësisë, ekonomisë dhe shkencave sociale, që vazhdojnë të tërheqin më shumë interes për shkak të perspektivës së punësimit dhe rolit të tyre në zhvillimin shoqëror.

Ndërkohë, ka pasur një rritje të ndjeshme të regjistrimeve në programet profesionale dyvjeçare, që ofrojnë trajnim praktik dhe një hyrje më të shpejtë në tregun e punës për të rinjtë që synojnë karriera të fokusuara në aftësi teknike e profesionale.

Ky vit akademik është parashikuar të përfundojë më 25 shtator 2026, ndërsa ndër risitë më të rëndësishme janë programet e reja me diplomë të dyfishtë, të cilat krijojnë mundësi për bashkëpunime ndërkombëtare dhe përfshirje në tregun global të dijes.

 

ME TE LEXUARAT