Nisin homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Deputetë të PS i japin lamtumirën e fundit liderit historik të së majtës

Aktualitet

Nisin homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos

Ashtu siç ishte parashikuar në agjendë, në orëm 11:15 kanë nisur homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano do të përcillet sot në mesditë në banesën e fundit. Në nderim të tij, dita e diel 2 nëntor është shpallur ditë zie kombëtare ndërsa në Pallatin e Kongreseve ka nisur ceremonia funebre shtetërore.

Trupi i liderit historik të së majtës politike u vendos mëngjesin e sotëm në hollin e Pallatit të Kongreseve që prej orës 08:30 kur dhe filluan homazhet publike. Në ceremoni merr pjesë  dhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila do të jetë për homazhe kur të vijë trupi i Nanos, dhe më pas nuk do të qëndrojnë në ceremoni.

Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.

Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare.


Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e së premtes (31 tetor) në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion