Ish-punonjësja e Kuvendit dënohet me 5 vite burg/ Ngriti skemën e mashtrimit dhe përfitoi 340 mijë euro
Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj është dënuar me 5 vite burg.
Deraj me profesion ekonomiste ka përfituar shumën prej 340.000 Euro, duke mashtruar shtetasin me iniciale A. D etj, duke i marrë përsipër zgjidhjen e çështjes gjyqësore, ndaj disa të pandehurve.
Po ashtu dhe shoqes së saj me iniciale E. Sh, i ka marrë shumën prej 250.000 Euro, duke premtuar se këto para do t’i investonte në bono thesari.
Milena Deraj, e akuzuar për mashtrim është dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vite burg.
Deraj ka dorëzuar një deklaratë noteriale, ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku.
Deraj iu mori Hasan Verracakut, Abedin Verracakut, Shyqyri Verracakut, shumën prej 340 mijë euro, duke iu premtuar se do i ndohmonte në një gjyq që ata kishin.
Ish-punponjësja e Kuvendit të Shqipërisë ka mashtruar edhe shoqen, duke i marrë një shumë prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.
Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave, është paraqitur në polici dhe ka denoncuar rastin.
Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.
Pas kësaj, policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracakun, Shyqyri Verracakun dhe Hasan Verracakun (babai dhe dy djemtë), banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqsi kanë kanosur Milena Derajn, me qëllim kthimin e parave.