Ngjarja e rëndë në hotelin në Qerret, njëri prej turistëve ishte i veçuar

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në hotelin në Qerret, njëri prej

Grupi i turistëve rusë mbërriti të dielën e kaluar në vendin tonë, ndërsa kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e kanë bërë më herët, ndërkohë akomodimi është bërë ditën e ngjarjes. Trupat e pajetë të turistëve rusë, sipas burimeve të Prokurorisë së Kavajës, janë gjetur pranë pishinës së brendshme të hotelit. I njëjti burim bënë me dije se viktimat kanë përdorur SPA dhe pishinën. Sipas të njëjtit burim, tre trupa janë gjetur në të njëjtin vend, ndërsa tjetri i veçuar.

Mbetet mister shkaku që çoi në humbjen e jetës. Dyshohet për asfiksi dhe reaksion për shkak të pijeve alkoolike që mund të kenë konsumuar gjatë ditës.

Fjala i fundit, sipas burimit nga prokuroria, i takon Institutit të Mjekësisë Ligjore, që do të hedh dritë mbi shkaqet e vdekjes. Trupat e pajetë ndodhen në morgun në Tiranës. Hetuesit kanë marrë mostra nga pishina dhe SPA, ku do të kryhen një sërë testesh për kushtet e ambienteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion