Ngacmoi seksualisht një shtetase, merren masa për 27-vjeçarin në Tiranë
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 08:17
Aktualitet

Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 27-vjeçarin, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 22-vjeçare.
“Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.


