E pasigurt për jetën, e reja denoncon ish- të dashurin që e përndjek, procedohet në gjendje të lirë 29-vjeçari
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 08:13
Aktualitet

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar në gjendje të lirë një 29-vjeçar, pasi është denoncuar që përndiqte ish- të dashurën e tij, duke e bërë të ndihet e pasigurt për jetën.
“Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 29 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj”, njofton policia.


