Nga sot pagesa e taksave të mjeteve online, Kryeministri Rama: Me një tjetër shërbim të ri
Lajmifundit
/
30 Shtator 2025, 09:01
Aktualitet

Nga sot, qytetarët shqiptarë mund të paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.
Rama shprehet se pagesa do të bëhet në e-Albania, ndërsa ka publikuar edhe një video ilustruese.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë ????”, shkroi kreu i qeverisë.


