Moti për ditën e sotme, e diel 16 gusht 2026
Lajmifundit
/
16 Gusht 2026, 08:29
Aktualitet
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites, vranësirat e dendura do të pasohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu me intensitet të ulët, kryesisht në lindje dhe jug të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.


