“Nëse nuk doni të digjet salla…”, deputetët e opozitës kërcënojnë pas fikjes së dritave në Kuvend

Politikë

“Nëse nuk doni të digjet salla…”, deputetët e

Deputetët e opozitës kanë mbetur në errësirë pas fikjes së dritave në sallën e Kuvendit pas tensioneve të krijuara.


Ish-kryeministri Berisha përmes komunikimit në rrjetet sociale ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët e opozitës shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

Berisha shtoi se deputetët e opozitës do të luftojnë në parlament për qytetarët deri në rikthimin e votës së lirë.

“Si grup gangsterësh, fikën dritat dhe u larguan. Ata treguan se çfarë përfaqësojnë. Ju garantoj se në parlament do të zhvillohet një nga betejat. Kjo është dita e parë e betejës tonë, këtë betejë e kemi detyrë tonën. Kjo qeveri ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Unë jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donin të ishin brenda kësaj salle, por theksoj se sot gjer në rikthimin e votës së lirë, në parlament do luftojmë ne për ju.

Aty ku vdes parlamentarizmi ky institucion kthehet në vegël të verbër të kreut të krimit të organizuar shqiptar, Edi Ramës. Kjo betejë nuk është e lehtë, por është absolutisht detyra jonë për t’u kryer. Do mbrojmë interesat kombëtare aty ku shkelen Kosova sot ka një qeveri demokratike, ka një kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon asnjë lloj akuze që rëndojnë ndaj Vuçiçit apo Ramës”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT