Në muajin e 7-të të shtatzënisë/ Ndërron jetë rrugës për në Tiranë 37-vjeçarja nga Pogradeci

Aktualitet

Në muajin e 7-të të shtatzënisë/ Ndërron jetë
37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës.

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera, mjekët kanë vendosur që pacientja të trajtohej në një spital të specializuar në Tiranë.

Gjatë transportit drejt kryeqytetit, në afërsi të Elbasanit, 37-vjeçarja ka shfaqur komplikacione dhe ka ndërruar jetë.

Për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion