Mazhoranca mbylli seancën, deputetët e opozitës në Kuvend pa drita

Politikë

Mazhoranca mbylli seancën, deputetët e opozitës në Kuvend pa

Seanca e ditës së sotme u zhvillua me tensione, teksa deputetët e opozitës kanë pushtuar karriget e ministrave në Parlament. Pas kaosit të krijuar sot nga opozita, Kuvendi njoftoi mbylljen e seancës plenare.

Ndërkohë që deputetët e mazhorancës socialiste kanë zgjedhur të largohen, rreth 45 deputetë të opozitës kanë qëndruar brenda ambienteve të Kuvendit edhe pse me drita fikur.

“E trajtojnë Kuvendin si kasollen e vet, ta trajtojnë si të duan dhe kur nuk ju shërben heqin dhe dritat! Të turpshëm! Nuk ka normalitet!”, shkruan deputeti Ervin Salianji.

 

Përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu prej 2 muaj edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.


Kjo sjellje e Kryetares së Kuvendit është kosideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament.

 

 

ME TE LEXUARAT