Nëna dhe foshnja humbën jetën të hënën në QSUT, reagon policia: Familjarët nuk kanë pretendime!
Brunilda Filaj Deliu se bashku me bashkeshortin dhe dy femijet
Policia e Tiranës ka bërë një njoftim zyrtarë në lidhje me vdekjen e nënës dhe foshnjës së saj. Në njoftimin e policisë thuhet se nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë.
Më pas, më datë 07.10.2024, Brunilda Filaj Deliu 36 vjeçe ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka pasur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve.
“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve”, thuhet në njoftim.
36-vjeçarja së bashku me foshnjën e saj humbën jetën në ambientet e QSUT. Nga informacionet e marra mësohet se foshnja kishte jetuar vetëm disa orë dhe më pas fatkeqësisht kishte ndërruar jetë, ndërkohë nëna prej të shtunës ndodhej në reaminacion në gjendje të intibuar.
Pavarësisht ndihmës dhe përkujdesit të bluzave të bardha 36-vjeçarja nuk ka arritur të shpëtojë duke ndërruar jetë mëngjesin e së hënës.