"Babi vrau mamin...", detaje nga krimi i rëndë në Itali, shqiptari i mori jetën gruas në sy të dy fëmijëve
Nje ngjarje tronditese ka ndodhur ne Itali ku nje shtetas shqiptar vrau gruan e tij ne prani te femijeve të vegjël 4 dhe 6 vjeç.
Ngjarja e rende ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në San Felice a Cancello , në zonën e Casertas.
Autori i krimit ishte Lulzim Toci, 30-vjeçari shqiptar, i cili u ndalua nga policia dhe u dërgua në paraburgim. Bashkëshortja e tij, Eleonor Toci, ishte një bashkatdhetare 24-vjeçare.
Kunata e çiftit lajmëroi policinë.
Pas krimit, 30-vjeçari qe vrau gruan, një punëtor i rastësishëm i bujqësisë, shkoi në shtëpinë e kunatës së tij duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital, por gruaja nuk e besoi dhe thirri nipat e saj, katër dhe gjashtë vjeç.
“Babi vrau mamin” , i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë me nurin 112.
Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në qeli.