Nën akuzë për trafik droge, GJKKO merr vendimin për Emiljan Burbën, ja me sa vite burg dënohet

Aktualitet

Nën akuzë për trafik droge, GJKKO merr vendimin për Emiljan

GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën, për akuzën e trafikut të narkotikëve. I pandehuri u gjykua me procedurë të shkurtuar.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela.

Në përfundim të procesit, Gjykata vendosi:

Deklarimin fajtor të Emiljan Sofo Burbës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, duke e dënuar me një total prej 12 vitesh burg.

Bazuar në nenin 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me 1/3, duke rezultuar në një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

Gjykata urdhëroi që dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në përputhje me ligjin nr. 81/2020 për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Sendet e sekuestruara do të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe në ruajtje për efekt të një procedimi penal të ndarë, të regjistruar po me numrin 159 të vitit 2024.

Shpenzimet proceduriale do të përballohen nga i pandehuri.

ME TE LEXUARAT