Emri/ Vodhi para në një automjet të parkuar në Kamëz, arrestohet ‘skifteri’

Aktualitet

Emri/ Vodhi para në një automjet të parkuar në Kamëz,

Një 44-vjeçar ka rënë pas hekurave, pasi akuzohet për vjedhje të një shume parash në një automjet. Ngjarja ndodhi në Kamëz.

Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, u identifikua dhe u kap menjëherë autori i dyshuar, shtetasi Ruzhdi Mici, 44 vjeç, banues në Kamëz.

Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura, automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT