Në kërkim ndërkombëtar, policia greke arreston shqiptarin në Kakavijë
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 13:41
Aktualitet

Një shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premtes në Delvinaki, Janinë nga punonjësit e policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë.
Ai po kërkonte një mënyrë për t’u kthyer në vendlindje teksa ishte në kërkim.
Shqiptari u kontrollua dhe u konstatua i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me një vit burg për dhunë në familje dhe ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Kështu, ai u dërgua në qeli dhe është në pritje të procesit për ekstradimin e tij në Shqipëri.


