Në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur

Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për 4 akuza të rënda si evazioni fiskal, mashtrimi, falsifikimi dhe vjedhja, është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme (11 Tetor) në Kalabri.

Ishin efektivët e rajonit të Siderno, që hasën pranë “Corso della Repubblica” pas sinjalizimeve të marra, të dyshuarin që lëvizte me një çantë shpine dhe një karrocë të vogël dore.

Sapo pa efektivët ai u përpoq të zhdukej nëpër rrugica me vrap, por u lokalizua dhe kap afër qendrës së qytetit, duke ia dështuar planin e arratisjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi e kanë verifikuar identitetin e tij, përmes bazave të të dhënave të përdorura dhe kryesisht gjurmëve të gishtrinjve dhe fotografisë, u zbulua se i riu, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar brenda INTERPOL-it, për krimet e evazionit fiskal, vjedhjes, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, shkruan "Calabrianews".

Ndaj tij rezulton se ka pasur një masë sigurie me burg nga Gjykata shqiptare, por nuk jepen detaje të dosjes dhe qytetit. Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale hetimore, si dhe në pritje të masës për ekstradim dhe letër-porosisë nga Tirana, 30-vjeçari është izoluar në burgun e Lokrit.

ME TE LEXUARAT