Ndryshon ligji i policisë, drejtorët e shefat e komisariateve do zgjidhen me konkurim

Aktualitet

Ndryshon ligji i policisë, drejtorët e shefat e komisariateve do

Projektligji për Policinë e Shtetit, i hedhur në 13 Mars 2024 për konsultim publik nga Ministria e Brendshme, parashikon që drejtori i Përgjithshëm i kësaj strukture të zgjidhet me konkurrim dhe do të qëndrojë në detyrë me mandat.

Referuar propzimeve të bëra, ai do të përzgjidhet mes emrave që kandidojnë nga një komision i ngritur nga Ministri dhe kandidati i propozohet Kryeministrit.

Mandati i Drejtuesit të Përgjitshëm të Policisë, sipas këtij projektiligji do të jetë 5-vjeçar me të drejtë rikandidimi.

Edhe për drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve është parashikuar një detyrë me mandat 3-vjeçar, për të garantuar sipas propozuesve, pavarësinë e tyre në drejtim.

Propozohet që gradat inspektor, inspektor i parë dhe i dytë do të bashkohen në një gradë të vetme, të emërtuar inspektor. Ndërsa nga grada nënkomisar deri tek grada drejtues i parë, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vite eksperiencë.

Ligji i ri i hedhur për konsultim gjithashtu përcakton kompetencat për Ministrin e Brendshëm, si një kontrollues administrativ i Poliisë së Shtetit. 

Ligji i ri synon të përmbushjen e rekomandimeve kryesore të organizmave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe do të prek në tërësi atë të miratuar me disa ndryshime në vitin 2014./klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion