"Ndjej dhimbje sikur ka vdekur djali im", flet për herë të parë babai i Marios: Kam aq burrni sa të flas me familjen e 14 vjeçarit

Aktualitet
"Ndjej dhimbje sikur ka vdekur djali im", flet për herë


Ndue Perlleshaj, babai i Mario Perlleshaj i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ka folur për herë të parë për emisionin "Top Story". Ai është shprehur se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe dhimbja është aq e madhe sikur të kishte vdekur djali i tij.

"Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Djali është i tronditur. Është në gjendje shoku. Edhe unë edhe nusja jemi në gjendje të rëndë, në gjendje shumë të keqe", është shprehur Ndue Perlleshaj.

Gjatë intervistës telefonike me gazetarin e emisionit, ai ka theksuar se nuk ka folur me familjen e 14 vjeçarit të ndjerë, por do ta bëjë atë sepse ata nuk kanë dashur t'i bëjnë keq askujt. "Zoti e di çfarë dhimbje ka familja jonë tani, tha ai.

"Për çfarë falje? Çfarë janë këto provokime që bëni. Ku e dini ju çfarë dhimbje kam unë dhe familje ime. Ça janë këto provokime që bëni. T'ju shpreh juve faljen apo familjes që i ka rënë halli. Keni sulmuar një fëmijë. Jam shumë i varrë në shpirt për atë që ka vdek.

Nuk kam asnjë fjalë tjetër. Ju dijeni keni publikuar lajmin, nuk jeni interesuar as për Martinin e as për asnjë. Dhimbjen time e di vetëm Zoti lart. Çdo njeri që më njeh mua e di dhimbjen time.

Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit.

Ju keni publikuar budalliqe më përpara. Keni dashur me degjeneru familjen time. Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Djali është i tronditur. Është në gjendje shoku. Edhe unë edhe nusja jemi në gjendje të rëndë, në gjendje shumë të keqe", u shpreh Ndue Perlleshaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion