“Babi mos më ki merak, mua më njohin të gjithë”/ Prindërit: Martini ka qenë me fletë lavdërimi

Aktualitet

“Babi mos më ki merak, mua më njohin të gjithë”/

“Dua të bëhem si Ronaldo, do të bëhem i famshëm”, ka qenë kjo ëndrra më e madhe e 14-vjeçarit të vrarë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij.

Në një rrëfim shumë prekës, nëna dhe babai i 14-vjeçarit, Florina dhe Engjëll Cani kanë treguar për emisionin “Opinion” se çfarë dëshironte të bëhej djali i tyre në të ardhmen.

Pyetje: Çfarë nxënësi ishte Martini në shkollë?

Engjëll Cani: Martini deri në klasë të 6 ka qenë gjithë 10. Ka qenë me fleta lavdërimi. Ai vazhdoi sportin…

Florina Cani: Donte të ndiqte ëndrrën e tij, thoshte “dua të bëhem si Ronaldo”.

Engjëll Cani: Thoshte “dua të bëhem si Ronaldo”.

Engjëll Cani: Mirë i thoshim ne. E dërgonim në stërvitje, e sillnim, rrinte me shokët.

Pyetje: Çfarë ëndrrash kishte Martini?

Engjëll Cani: Martini thoshte dua të bëhem si Ronaldo, do të bëhem i famshëm. Më thoshte “babi mos më ki merak, mua më njohin të gjithë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion