"Na mungon, vëllai i vogël u merr erë rrobave", rrëfimi rrëqethës i vajzës së Bedrie Lokës

Aktualitet

"Na mungon, vëllai i vogël u merr erë rrobave",

Vajza e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila vrau veten në Durrës, ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim për emisionin “Revieë”, ajo tha se i ati ka dorëzuar në polici telefonin e vëllait të saj të vogël, pasi nuk donte që t’ia merrnin.

Mirëpo, aty janë gjetur 3 video, ku Ervis Loka ushtronte dhunë ndaj bashkësortes së tij. Më tej, ajo tregoi për lidhjen e fortë që kishte me të ëmën dhe se i ati kishte qenë në burg kohë më parë.

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. Unë më shumë jam rritur më shumë me mamin. Babi ka qenë në burg”,-tha vajza.

Burime për mediat bëjnë me dije se në datën 3 janar, kur Bedrie Loka ndërroi jetë në spital pa pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka, i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar më herët 41-vjeçaren.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike. Pavarësisht kërkesës së familjarëve të saj, trupi i 41-vjeçares u varros nga familja e bashkëshortit të saj. Konliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedreis ka qenë e hershme. Sipas asaj që është bërë me dije për mediat familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Kjo kërkesë është bërë dhe shkaku i shumë debateve në shtëpinë e Bedries. Sa herë që i shoqëi kthehej nga kurbeti nisnin sherret deri në dhunën fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder.

Gjithashtu, mësohet se në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori këto para.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Janar. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, pasi i uroi ditëlindjen vajzës së saj më 2 Janar, ditën tjetër piu fotoksinë. Ajo humbi jetën në spital. Kjo ngjarje e rëndë u bë publike për mediat më 5 Janar dhe fillimisht u shit si një vetëvrasje për shkak të bullizimit në “TikTok”.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët thanë se përgjegjës për vrasjen e motrës së tyre është bashkëshorti.

“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai më herët.

Dy dtë më parë, në prangat e bluve të Durrësit ra bashkëshorti i Bedries, Xhemal Lokën. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij dhe sapo ishte kthyer nga Greqia e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë. Kjo gjë ka ndodhur në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve ky shtetas  i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale Tik Tok dhe ka mohuar akuzat se e ka shtyrë ai drejt vetëvrasjes. “Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, deklaroi ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion