Moti i keq në Kukës, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Aktualitet

Moti i keq në Kukës, disa fshatra probleme me energjinë elektrike

Në Kukës, pasojë e reshjeve, disa segmente të rrugëve nacionale dhe bashkiake kanë qenë nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve të tumbinove.

Subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin e inerteve dhe borës, si dhe për kriposjen e rrugëve në segmentet problematike.

Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika të reja.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të disa fshatrave: Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë në Njësinë Administrative Bytyç; Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj; si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm në qark realizohet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës/TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion