Ambasada britanike reagon pas incidenteve në Kuvend: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Politikë

Ambasada britanike reagon pas incidenteve në Kuvend: Dhuna nuk ka vend

Pas BE dhe SHBA, ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë pas incidenteve të djeshme në seancën e Kuvendit.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike e cila shton se “nevojiten procese paqësore parlamentare”. Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë nxit faktorin politik shqiptar për dialog konstruktiv.

Reagimin:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike nxit të gjithë partitë politike në Shqipëri të përfshihen në dialog konstruktiv dhe në procese paqësore parlamentare. Ambasada britanike dënon aktivitetin që kërkon të minojë këto principe dhe mbetet e angazhuar të ndihmojë njerëzit dhe demokracinë në Shqipëri”.

ME TE LEXUARAT