“Mora para nga policët për të votuar PS-në”, shoqërohet në komisariat denoncuesi

Aktualitet

“Mora para nga policët për të votuar PS-në”,

Policia e Lezhës mësohet se ka shoqëruar në komisariat një person i cili ka denoncuar se ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh për votat e 4 pjesëtarëve të tij të familjes.

Qytetari pretendonte se votat ishin blerë për interes të Partisë Socialiste dhe lekët u ishin shpërndarë nga vetë policë.

Mësohet se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kanë bërë shoqërimin në polici të shtetasit G.P i cili ka deklaruar se “ka marrë para në këmbim të votës dhe se këto para i ka marrë nga policia”, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë këto para.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion