Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë/ Grupi pastronte 50 mln euro në vit. Ja si financohej trafiku i kokainës

Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën mafioze shqiptaro-kineze. Grupi akuzohej për financimin e trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë.
Mediat vendase shkruajnë se grupi mafioz u zbulua pas një hetimi të gjatë të bazuar në përgjime dhe zbërthimin e bisedave dhe se si funksiononte skema.
Siç raportohet përgjegjës për mbledhjen e parave cash, me qëllim për të furnizuar organizatat e trafikut të drogës dhe më pas qarkullimin e miliona eurove fitime ishte një çift kinez.
Komploti e kishte epiqendrën në një park industrial në Malaga të Spanjës sipas Guardia Civil dhe ishte i aftë të transportonte 50 milionë euro në një vit të vetëm, në xhiron mall-para dhe anasjelltas.
Këta janë përbërësit e një hetimi të Policisë Kombëtare për një komplot të akuzuar për zhvendosjen e gati 50 milionë eurove brenda një viti.
E gjitha filloi me mbikëqyrjen e një çifti kinez që vizitoi bizneset e bashkatdhetarëve të tyre në Malaga, për të grumbulluar çanta me kartëmonedha.
Në një nga bisedat e dekriptuara, çifti u drejtohet anëtarëve të rrjetit ë tij: “Për nesër na duhen 100 mijë euro”


