Minimatura, sot provimi i gjuhës/ Nxënësit e klasave të nënta kaluan në testimin e parë

Aktualitet

Minimatura, sot provimi i gjuhës/ Nxënësit e klasave të

Provimet e lirimit u rikthyen në arsimin bazë, edhe pse në kushte pandemie. Ndryshe nga vjet kur u anuluan për shkak të e shkollës shkëputjes së nxënësve nga bankat me konfirmimin e infektimeve në Shqipëri e kalimi i tyre për në gjimnaz nuk u ndikua nga testimet.

“Teksa maturantët zhvilluan dje provimin e fundit, një ditë më pas rreth 32 mijë nxënësit e klasave të 9 nisën sezonin e provimeve, me provimin e parë sot në gjuhën shqipe dhe letërsinë, për të vijuar më pas me matematikën në 21 qershor dhe për të mbyllur ciklin 9 vjeçar me provimin e gjuhës së huaj në 25 qershor”.

Provimi nisi në orën 10 dhe koha që kishin nxënësit në dispozicion ishte 2 orë e 30 min, por ata e përfunduan më shpejt e dolën me fytyrat e qeshura të takonin prindërit e mësuesit që i prisnin jashtë shkollës.

Pas 5 ditësh klasat e 9 do të testohen për njohuritë në matematikë, ku në këtë provim lirimi frika e nxënësve është edhe më e madhe.

Kemi dëgjuar dhe maturantët që janë ankuar për vështirësinë e matematikës, besoj edhe ne do e kemi të vështirë se kemi mangësi edhe prej mësimit online.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion