“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

Aktualitet

“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha

Prej më shumë se 3 vitesh, nuk dihet fati i Ervis Martinajt.

Babai i tij, bëri një kërkesë dje, 22 tetor, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, për ta shpallur të birin zyrtarisht të zhdukur.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ashtu si në emisionin e “Opinion” më 1 shtator 2022, se Ervis Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur.

“Ai u zhduk në 9 gusht të 2022-it. Kam qenë këtu një ditë pasi isha në shtëpinë e tij, mes të tjerave shkova edhe për ngushëllim”, tha fillimisht Hoxha.

“Ka qenë diku rreth orës 17:00, të datës 9 gusht, a i keni hedhur gjë luanit u ka thënë familjarëve, ka qenë SMS i fundit. Më pas janë ndërprerë kontaktet”, shtoi më tej.

Tha se që atëherë u aludua se ai ishte vrarë dhe zhdukur, gjë që duket akoma më e besueshme sot.

Po a ka ndonjë të dhënë të re për Martinajn?

“Ka shumë njerëz të zhdukur në këtë vend. Të gjithë si familje kanë mbaruar për ekonomi-biznes, janë shkolluar në të njëjtën degë të gjithë. Ai nuk është se erdhi nga krimi. Kundërshtarët e tij kërkonin dronë me lazer, që mbante lëndë eksplozive, se nuk i afroheshin dot. Fatin e tij ta kam thënë që atë ditë, Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur! Në Shqipëri nuk i fshihesh dot hasmit! Informacioni më i qëndrueshëm thonë se është kufoma është në tokë”, u përgjigj gazetari.

Ndaj Martinajt ka dy urdhër-arreste nga SPAK, ndërsa përgjatë viteve, ka patur kontrolle të shumta nga policia në disa banesa në zonën e Shijakut, Durrësit e Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion