Merrte florinj dhe 500 euro, kjo është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë

Aktualitet

Merrte florinj dhe 500 euro, kjo është fallxhorja e

Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite.

Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit.

Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses.

43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion