E RËNDË/ Vdes 39-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Aktualitet

E RËNDË/ Vdes 39-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Mirjan Cangoja, 39 vjeç, është shqiptari i cili ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident në zonën e Breshias.

Ngjarja ndodhi rreth orës një të natës midis të enjtes dhe të premtes, ku Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me anësoren.

Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend, ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin.

Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë. 

Cangoja është viktima e tretë biçiklist i një aksidenti në provincën, sipas mediave italiane. Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe shqiptari Iralt Merdita, i cili vdiq po ashtu në aksident rrugor./Milano-24h

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion