Megaoperacioni kombëtar antidrogë/ Rrumbullaku: Sekuestrohen 800 kg kanabis, mbi 1500 të arrestuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp theksoi se si rezultat i hetimeve dhe goditjes së grupeve kriminale në fushën e narkotikëve janë sekuestruar 800 kilogramë kanabis ndërsa janë vënë në pranga dhe hetuar qindra persona të tjerë.
“Këtë 8 mujor janë sekuestruar 800 kg kanabis, një pjesë e përpunuar në formë cokollate. Janë sekuestruar 61.5 heroinë, 15.5 kokainë dhe 15 ekstazi. Në kuadër të besimit të informacioneve të marra, janë finalizuar 116 operacione. Për këto hetime dhe goditje janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë 1561 shtetas për shitje dhe prodhim të lëndës narkotike. Krahasuar sasive të mëdha të drogërave të forta, janë sekuestruar mijëra droga kokainë.”, tha ai.


