Pas përplasjeve në Kuvend, Berisha bën baututa me gazetarët: Nga sot Elisa do të quhet Zili Spiropali

Aktualitet

Pas përplasjeve në Kuvend, Berisha bën baututa me gazetarët:

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përplasjeve të ashpra në seancën parlementare me ministren Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është larguar nga Kuvendi.

Pas daljes nga Parlamenti, ai ka bërë batuta me gazetarët.

“Elisa Spiropali do quhet nga sot Zili Spiropali”, tha ish-kryeministri.

Kur u pyet mbi arsyen, ai u shpreh: “Sepse kështu e thotë Frojdi”.


Përplasja në Kuvend:

Sali Berisha: Do ti them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit.

Kjo është e njohur tek Edi Rama.


Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat.

Elisa Spiropali: Kush të mori me qira sot sepse kanë filluar të marrin me qira, nga njëri tek tjetri. Nga pronar absolut i veseve të Pushtetit dhe politikës për të mbajtur pushte, tani je kthyer në dyfllakxhi me qira dhe të hedhin edhe ndonjë kockë këtej e andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për tu marrë me njërin apo me tjetrin.

Doktor ta kuptoj moshën dhe hallin, është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp del në foltore dhe flet jo për Frojdin por për probleme e tij të rënda, je i tkurrur, je i pamundur dhe nga këto biseda do bësh në foltore, se të tjera s’mund të bësh.

Mqs fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, vendos gjoba, sulmon ata që nuk të japin favore, ti që bën opozitën tënde të mjerë dhe selektive duke u paguar nga paratë e pasanikëve shqiptarë, ti vazhdon sot të mbijetosh i mjerë. Kam vetëm 2 fjalë, më vjen keq për katandisjen tënde, ishe kryeministër dhe president i vendit, nga kryeministër sniperist në katin e dytë, je kthyer në sniper me qira.

Gjithmonë e më keq do bëhesh, ata që të përdorin në oborrin tënd do të lënë ashtu siç je, pa moral, Ke humbur Sali, kaloje poshtë kockën e Shkodrës, por s’kemi çfarë të të bëjmë. Selam Sali, edhe të pafshim këtu më shumë, sepse je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti.

ME TE LEXUARAT