Media zbulon ngjarjen: Ministri shqiptar vizitë zyrtare në Greqi me Mercedesin… e vjedhur në Itali

Aktualitet

Media zbulon ngjarjen: Ministri shqiptar vizitë zyrtare në Greqi me

Gazeta greke ‘Protothema” ka publikuar një artikull, ku rrëfen një ngjarje të ndodhur në 1999, me protagonist ish-ministrin e brendshëm shqiptar të kohës, Spartak Poçi.

Në këtë shkrim tregohet një ngjarje e pazakontë e ndodhur në 1999, kur Poçi bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për një vizitë zyrtare në Athinë, me homologun e tij në atë kohë.

“Protothema” thekson se Poçi kishte udhëtuar nga Tirana drejt Athinës, nga pika kufitare e Follorinës, me një mjet luksoz, Mercedes S-350… po ky i fundit rezultoi se ishte i vjedhur në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa Poçi kishte kaluar pikën doganore, efektivët kishin pasur dyshime për mjetin se mund të ishte i vjedhur, por para se të ndërmerrnin veprime, sipas medias greke, kanë komunikuar me ministrin e brendshëm grek, ku i kanë shprehur dyshimet.

Michalis Chrysochoidis, u kishte kërkuar që të bënin verifikime, por delegacionit shqiptar të mos i thuhej asgjë.

Më pas ministrit shqiptar i ishte ofruar një ndalesë e shkurtër dhe një kafe, ndërsa i ishte thënë se mjetit do t’i kryhej një kontroll rutinë. Poçi kishte pranuar, dhe pas verifikimit dyshimet kishin rezultuar të sakta.

Mjeti ishte vjedhur tre vite më parë (1996) në Itali, nga shqiptarë, të cilët më pas e kishin sjellë në vendin tonë dhe e kishin shitur, e më pas kishte përfunduar në përdorim të ministrisë, për takime zyrtare në vend dhe në shtetet fqinje.

Pas kontrollit, ministri Poçi kishte vijuar rrugën drejt Athinës, dhe pas përfundimit të takimeve zyrtare me homologun e tij, ndërsa kishte mbërritur dhe akomoduar në hotel, zyrtarët grekë i kishin komunikuar se mjeti me të cilin kishte ardhur ishte i vjedhur, dhe se do duhej që të mbahej në Greqi për t’iu kthyer më pas pronarit.

Sipas medias greke, Poçi fillimisht kishte deklaruar se kjo nuk mund të ishte e vërtete , por më pas është i janë vënë në dispozicion provat.

Pas kësaj Poçi dhe delegacioni i tij janë kthyer në Tiranë përmes aeroportit, ndërsa mjeti i është dorëzuar pronarit italian.

Poçi thuhet se kishte kërkuar që kjo ngjarje të mos bëhej publike për disa kohë. Kjo ishte respektuar nga autoritetet greke, dhe 5 ditë më vonë ishte bërë publike, duke marrë vëmendjen edhe të mediat ndërkombëtare.

kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht./tch

ME TE LEXUARAT