Me shpejtësi "rrufe", policia ndëshkon 38 shoferë

Aktualitet

Me shpejtësi "rrufe", policia ndëshkon 38 shoferë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në aksin Sauk-Teg. Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën  00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh  me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit..

Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion