Me pushime në Pogradec, gjendet pa jetë turisti amerikan
Lajmifundit
/
20 Korrik 2024, 09:40
Aktualitet
Një 68-vjeçar amerikan është gjetur i pajetë në një banesë të marrë me qira në Pogradec.
Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç”, njofton policia.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.