“Më preu rrugën me makinë të blinduar”, dëshmia e Erogen Vasos pas masakrës në Shkodër, rrëzon alibinë e Ragip Gilës

Aktualitet

“Më preu rrugën me makinë të blinduar”,

Diten e sotme eshtë marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion