Po ndërtonin pa leje në zonën e mbrojtur të bjeshkëve të Tropojës, një i arrestuar, një në kërkim dhe 2 nën akuzë

Aktualitet

Po ndërtonin pa leje në zonën e mbrojtur të bjeshkëve

Ndërtimi në zonat e mbrojtura është kthyer në një nga çështjet më problematike të kontrollit të territorit për autoritetet ligjzbatuese. Policia po vijon kontrollet dhe goditjen e rasteve të evidentuara, teksa së fundmi ka zbuluar të paktën 11 ndërtime në zonën e bjeshkëve të Tropojës, ku në një prej tyre ndërtoheshin 8 godina njëherësh pa leje.

Policia e Kukësit bëri sot me dije se ka goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie, nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, me një person të arrestuar, 2 nën akuzë dhe një të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte pa leje nga organet kompetente.

Gjithashtu “u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. Zh. dhe B. C., të dy banues në fshatin Bytyç, pasi kanë ndërtuar objekte në bjeshkët e Sylbicës (zonë e mbrojtur), pa leje nga organet kompetente”.

ME TE LEXUARAT