Protestuesit i vunë zjarrin Parlamentit/ Dorëhiqet kryeministri i Nepalit, mbyllet aeroporti ndërkombëtar

Bota

Protestuesit i vunë zjarrin Parlamentit/ Dorëhiqet kryeministri i

Protestuesit i vunë zjarrin Parlamentit/ Dorëhiqet kryeministri i Nepalit, mbyllet aeroporti ndërkombëtar
Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oli, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa protestat kundër korrupsionit po përshkallëzohen. Ushtria e Nepalit ka konfirmuar se Oli dhe gjashtë ministra të kabinetit u zhvendosën në një vendndodhje të pazbuluar pasi protestuesit i vunë flakën rezidencave të kryeministrit dhe zëvendëspresidentit. 

Po ashtu protestuesit hynë më forcë në Parlamentin federal duke i vendosur zjarrin godinës.

Protestat antiqeveritare dhe kundër korrupsionit u bënë të dhunshme pasi disa platforma të mëdha të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube dhe X, u ndaluan të hënën. 

Ndalimi u revokua të martën. Pamjet nga Katmandu tregojnë tym që ngrihet nga parlamenti i vendit, të cilit iu vu flaka nga protestuesit. Mediat lokale raportuan gjithashtu se shtëpitë e ministrave ishin plaçkitur nga grupe të mëdha. Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan i Katmandusë është mbyllur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion