“Me merr malli për Gertin”, përlotet Edlira Çepani: Na la dashuri sa për tre jetë

Aktualitet

“Me merr malli për Gertin”, përlotet Edlira Çepani:

Ndonëse janë bërë 8 muaj nga ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Gerti Bogdani dhimbja është e madhe në shtëpinë e tij, në zemrën e Edlirës e të fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.

Por, edhe pse me shpirtin e bërë “copë e çikë” ata po vazhdojnë të jetojnë me dashurinë e madhe që Gerti u la pas, ashtu si dhe vetë bashkëshortja e tij Edlira e thotë.

E ftuar së fundmi në Euronews Albania, ajo ka treguar mes lotëve se sa shumë i mungon shoku i saj i jetës, gjysma e saj më e mirë. Për Edlirën dhe fëmijët dashuria e tij është akoma aty, por këshillat e tij, jo.

"Mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë. Por, ai ka lënë aq shumë dashuri pas për mua dhe fëmijët sa ne na duket sikur është aty. Pra, na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i shkurtër apo i gjatë të jetë ky rrugëtimi pa Gertin, nuk do të jetë asnjëherë pa Gertin.

Ne do ta kemi aty dhe e vetmja gjë që na mungon është kjo pjesa, na mungojnë këshillat që i kishte gjithmonë të sakta, këto parashikimet politike që i kishte gjithmonë të sakta. Dhe më mungon kjo pjesa e kësaj dëshirës, kënaqësisë që dhe ti kur arrin gjëra të vogla, i ndanim gjithmonë bashkë dhe mua më mungon kjo pjesa që nuk i ndaj me të njësoj si më përpara. Ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë”, ka thënë Edlira mes lotëve.

Gerti Bogdani, politikan i njohur demokrat, u nda nga jeta papritur më 18 Shtator në ambientet e Hotelit "Rogner" në Tiranë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim. Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e tij.

Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin. Ai mbetet një figurë e respektuar, një baba dhe bashkëshort i dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje dhe dashuri nga të gjithë ata që e njohën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion