Aksident në aksin Shijak-Xhafzotaj, ‘Audi’ përplas këmbësorin, plagoset 60-vjeçari

Aktualitet

Aksident në aksin Shijak-Xhafzotaj, ‘Audi’ përplas

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Shijak-Xhafzotaj, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në orën 15:20. Burime zyrtare bënë me dije se 21-vjeçari me inicialet A. L., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion