Me doreza boksi në duar, Monika Kryemadhi i dërgon “mesazh” avokatit nga palestra: Të përshëndes...

Aktualitet

Me doreza boksi në duar, Monika Kryemadhi i dërgon

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka postuar një foto në rrjetet sociale me një “mesazh” drejtuar avokatit të saj, Redi Llanaj.

Pasi seanca e saj paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty sërish, kësaj here për shkak të bojkotit të avokatëve, ajo është shprehur se dhe kësaj here drejtësia është me dy standarte.

Më tej ajo vazhdon duke thënë është ironike që vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj, ndërsa kur avokatët bojkotojnë në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit dhe në solidaritet me gjyqtarët, bojkoti bazohet në ligj.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Avokat Redi Llanaj të përshëndes !  Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00.

Gjykata deklaroi:

“Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj.”

 Ironikja?

Kur ju avokatët bojkotoni në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit, dhe në solidaritet me gjygjtaret, thuhet se bojkoti bazohet në ligj!

Me doreza boksi në duar, Monika Kryemadhi i dërgon

 

ME TE LEXUARAT